Flash

Meek Mill reagon ndaj aludimeve për orientimin e tij se*sual

Lapsi.al 1 March 2024
Meek Mill reagon ndaj aludimeve për orientimin e tij se*sual

Meek Mill mohoi aludimet rreth orientimit të tij se*sual pasi fansat e pyetën se ishte një nga emrat e redaktuar të listuar në një padi të re për sulm se*sual kundër Sean "Diddy" Combs.

Kur një fans i tha Millit, se kishte "të drejtën të heshtte", ai u përgjigj: "Kam të drejtën të them se nuk jam h0m0seksual dhe do të shkatërroj këdo që luan me burrërinë time lol."

Emri i reperit ka qenë në trend në X pasi fansat kërkuan se ai ishte një emër i censuruar në një padi të re kundër themeluesit të Bad Boy Records, 54 vjeç.

Në padinë e ngritur të hënën nga Rodney "Lil Rod" Jones dhe të siguruar nga TMZ, ish-producenti dhe videografi i Combs pretendoi se miliarderi hip-hop i kishte thënë atij se kishte patur intimitet me një reper, një këngëtar R&B dhe me producentin e Bad Boy Stevie J.

Megjithatë, në padi u pretendonte se reperi në fjalë ishte "një reper i Filadelfias që kishte lidhje me Nicki Minaj", ndërsa këngëtari i panjohur R&B u përshkrua si dikush që "performoi në Superbowl si dhe kishte një rezidencë të suksesshme në Vegas".

Mill ka lindur dhe është rritur në Filadelfia dhe ka qenë në një lidhje të me reperen “Anaconda”, emri i vërtetë i së cilës është Onika Maraj, nga viti 2015 deri në vitin 2017./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Rita Ora flet për luftën kundër ankthit

Rita Ora, ka dhënë një interviste në podcasting “Brave New World” ku ka folur për luftën e saj me ankthin. Artistja  tha se kjo ka qenë një luftë e vazhduesh...

18:11

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI