Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Ç’ndodhi në Lushnjë/ Ekspertë anti-eksploziv rikthehen në vendin e shpërthimit

Lapsi.al 1 March 2024
Ç’ndodhi në Lushnjë/ Ekspertë anti-eksploziv

Personat në foton më lart janë 55-vjeçari Roland Hoxha, vinçieri i cili humbi jetën këtë të premte teksa punonte në një kapanon në ndërtim në Lushnjë dhe djali i tij Elidioni, 24 vjeç. Ishte ora 15:30 kur së bashku ndodheshin në vinç dhe aksidentalisht prekën telat e tensionit të lartë, gjë që u mori jetën. I riu kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni.

Thuhet se sot ishte dita e parë e punës për babë e bir, por ata nuk e dinin që kjo do të ishte edhe dita e fundit. Nga hetimet e para dyshohet prekja e kabujve të tensionit të lartë ka shkaktuar shkëndija që ndezën një bombul oksigjeni e cila ka shkaktuar një shpërthim të fuqishëm. Nga kjo mbetëm edhe 7 të plagosur, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela, në pronësi të të cilit ishte magazina.

Deputeti dhe dy të tjerë janë sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë ndërsa 4 të tjerë po marrin mjekim në spitalin rajonal në Lushnjë. Sipas informacioneve nga spitali, gjendja e të plagosurve është e qëndrueshme, ndërsa deputeti Bujar Çela ka pësuar politraumë dhe ende nuk është koshient. Shpërthimi u ndje në të gjithë qytetin.

Disa orë pas shpërthimit, në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe njësia anti-eksploziv, për të kontrolluar zonën. Ka dyshime se një bombël oksigjeni ka mbetur ende pa shpërthyer. Sipas burimeve vinçi ka qenë duke ngritur bombolat me oksigjen që po përdoreshin për saldim. Ekspertët po kontrollojnë të gjithë zonën e cila tashmë është shkatërruar totalisht. Në zonë është ndërprerë energjia elektrike për arsye sigurie. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI