Flash

Plagosi nipin e ish-gruas, 13 vjet burg për shqiptarin në Britani

Lapsi.al 29 February 2024
Plagosi nipin e ish-gruas, 13 vjet burg për shqiptarin në Britani

Një shqiptar që pretendonte se po kërcënohej nga mafia është burgosur pasi qëlloi nipin e ish-gruas së tij. BBC raporton se Georgo Asllani, 59 vjeç, nga Shqipëria, u dënua për shkak të lëndimit të rëndë trupor me dashje dhe posedim të një arme zjarri gjatë sulmit në Waltham Cross, Hertfordshire, në qershor 2022. Asllani kishte deklaruar para autoriteteve se një burrë misterioz i quajtur “Komandanti” e kishte urdhëruar të merrte përgjegjësinë.

Ai u burgos për 13 vjet. Asllani shkoi me makinë në shtëpinë e viktimës kur ai po punonte së bashku me vëllain e tij. Viktima pretendoi se arma i ishte drejtuar në fytyrë, por ai ngriti dorën e majtë dhe më pas pa tym të bardhë. Një plumb kaloi mbi dorën e majtë dhe i dyti e plagosi në dorë. Ata më pas filluan të përleshen derisa një nga kolegët e punës të viktimës ndihmoi në frenimin e Asllanit derisa policia mbërriti dhe e arrestoi atë. Prokurori Stefan Weidmann i tha Gjykatës se “ky i pandehur ka qenë i martuar më parë me tezen e viktimës. Marrëdhënia mbaroi, por acarimi zgjati. Shkak u bë një pronë në Shqipëri."

Viktima, i cili është mëngjarash, i tha gjyktaës gjatë marrjes në pyetje në nëntor se ai nuk kishte qenë në gjendje të punonte dhe kishte nevojë për operacione të shumta. Ndërsa Asllani tha para jurisë se ishte kërcënuar nga mafia dhe se një burrë misterioz i quajtur “Komandanti” e kishte urdhëruar të merrte përgjegjësinë.

Avokati mbrojtës Liam Laughlin tha se klienti i tij shqiptar, i cili punonte në ndërtim kishte pasur një sjellje të mirë në Mbretërinë e Bashkuar dhe i kishte qëndruar pafajësisë së tij. Gjykatësja Lana Wood tha se historia dukej se ishte "një mosmarrëveshje mes shqiptarit dhe ish-gruas tuaj". ©LAPSI.al

Të këshilluara

Plagoset me armë 32-vjeçari në Koplik

Policia njofton se rreth orës 19:50, në Koplik, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se shtetasi M. H., ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këm...

20:31

Aksident në Fier, një i plagosur rëndë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Lushnje. Një automjet ka përplasur një person me biçikletë, ndërsa mësohet se drejtuesi i biçikletës ndod...

17:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI