Flash

Lubonja: Arsyet pse Kurti mungoi në samitet e Tiranës

Lapsi.al 29 February 2024
Lubonja: Arsyet pse Kurti mungoi në samitet e Tiranës

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar samitin për Ukrainën të mbajtur një ditë më parë dhe atë për Ballkanin Perëndimor të zhvilluar këtë të enjte Tiranë. Sipas Lubonjës, samiti i parë ishte spektakël politik, ku secili politikan kishte përfitimet e veta. Lubonja thekson se Kurti nuk ishte në Tiranë, sepse ai me siguri mendon që Kosova është humbësja më e madhe në këtë lojë politike që luhet. Për Lubonjën, Vuçiç u imponua dhe për fat të keq, Shqipëria ia pranoi kushtet.

“Samiti i parë shpjegon mungesën e Kurtit. Samiti i parë ishte spektakël politik. Ata që e bëjnë spektaklin kanë përfitimet e veta. Tre protagonistët e spektaklit të Samitit të parë ishin Zelensky, Rama dhe Vuçiç. Zelensky ka problemet e veta, nuk po merr ndihmat, ka probleme edhe të brendshme, vjen këtu të gjejë mbështetje. Edi Rama ka nevojë për legjitimimin ndërkombëtar, për shkak të problemeve të brendshme, dihet se është benjamin i ndërkombëtarëve.

Pavarësisht se thuhet se kanë mbetur në Shqipëri 1.5 milionë njerëz, ne mburremi se po bëjmë Samite etj. Gjithçka bëri Vuçiç shpjegon pse Kosova është humbësja më e madhe në këtë lojë. Vuçiç tha se për Kosovën mos të flitet fare. Vuçiç tregoi fuqi në Tiranë. Ata janë marrë vesh përpara Samitit se çfarë do të bëjnë. Vuçiç ka vënë kushtet e veta dhe Shqipëria ia ka pranuar këto kushte. Që mos e njohësh Kosovën si shtet në këtë Samit, sigurisht që kërcet. Këtu vjen era Open Balkan, vijmë tek ai projekt që Kosova dhe Mali i Zi nuk e kanë pranuar”, - deklaroi Lubonja në emisionin "Open". /LAPSI.al

Të këshilluara

Plagoset me armë 32-vjeçari në Koplik

Policia njofton se rreth orës 19:50, në Koplik, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se shtetasi M. H., ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këm...

20:31

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI