Flash

KUJDES! PAMJE TE RENDA/ Publikohen pamjet e vrasjes së dyfishtë në Korçë

Lapsi.al 29 February 2024
KUJDES! PAMJE TE RENDA/ Publikohen pamjet e vrasjes së dyfishtë

Janë publikuar pamjet e rënda, të vrasjes së ndodhur një natë më parë në lagjen 18 të qytetit të Korçës, ku një 60-vjeçar vrau një 40-vjeçar dhe më pas qëlloi veten. Në pamjet e marra nga kamerat e sigurisë është fiksuar momenti, kur Emiljano Pine është duke ecur në rrugë dhe po komunikon me një person.

Atij i afrohet Ilo Lluka që qëllon 2 herë në drejtim të tij dhe 2 herë të tjera kur ai rrëzohet në tokë. Sapo 40-vjeçari është shtrirë në tokë, autori ka drejtuar armën drejt vetes. Pine ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Pas ngjarjes tepër të rëndë, policia tha se pista kryesore që po hetohet është ajo e konfliktit për një pronë.

Babai i autorit Ilio Lluka bashkëjetonte me nënën e viktimës, Emiljano Pines. Babai i Llukës dyshohet se ka dashur që shtëpinë t’ia lërë trashëgimi djalit të bashkëjetueses Emiljano Pine. Ky fakt dyshohet se e ka shtyrë Llukën që të kryejë krimin. ©LAPSI.al

[video width="540" height="960" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/02/Untitled-video-Made-with-Clipchamp-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

Plagoset me armë 32-vjeçari në Koplik

Policia njofton se rreth orës 19:50, në Koplik, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se shtetasi M. H., ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këm...

20:31

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI