Flash

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Zegjine Sollaku

Lapsi.al 29 February 2024
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Zegjine Sollaku

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën vendimin për lëninen në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Ina Rama dhe anetare Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Reztarta Schuetz, pas shqyrtimit të ankimit të depozituar nga Sollaku kundër vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Gjyqtarja Sollaku u shkarkua nga detyra më 8 korrik 2021 nga Komisioni për probleme në kriterin e pasurisë. Zegjine Sollaku pati një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Ajo punoi fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Tiraës gjatë periudhës 1993-2003. Prej vitit 2003 dhe deri në shkarkimin nga detyra, e ushtroi funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI