Flash

Babai i Hailey Bieber alarmon fansat: Lutuni për të dhe Justin

Lapsi.al 29 February 2024
Babai i Hailey Bieber alarmon fansat: Lutuni për të dhe Justin

Stephen Baldwin ka nxitur aludime kur shkoi në Instagram për të rishpërndarë një postim duke kërkuar lutje për vajzën Hailey Bieber dhe dhëndrin Justin Bieber.

"Të krishterët, ju lutemi kur mendoni për Justinin dhe Hailey-n, merrni një moment për të bërë një lutje të vogël për ta," shkroi ai. "Ka sfida të veçanta me të cilat përballen njerëzit në pozicione me shikueshmëri të lartë."

Në Instastory, të shpërndarë nga Page Six, Stephen ripostoi Reel, ku shfaqet Justin duke luajtur kitarë dhe duke kënduar "I Could Sing of Your Love Forever".

Justin, 29 vjeç, ka mbajtur një profil më të ulët që nga viti 2022, kur anuloi turneun e tij Justice World Tour pas diagnozës së tij me sindromën Ramsay Hunt, të cilën ai shpjegoi "është nga ky virus që sulmon nervin në veshin tim dhe nervat e mia të fytyrës dhe më ka shkaktuar paralizë në fytyrë”.

“Si rezultat i kësaj sëmundjeje, nuk isha në gjendje të përfundoja pjesën e turneut në Amerikën e Veriut”, postoi ai në Instagram Stories në atë kohë. "E kuptova se duhet ta bëj shëndetin tim prioritet tani. Kështu që për momentin do të bëj një pushim nga turneu. Do të jem mirë, por më duhet kohë për të pushuar dhe për t'u përmirësuar."

Këngëtari i "What Do You Mean" dha një përditësim mbi diagnozën e tij në mars 2023, duke shpërndarë një video të tij. Ai përfundimisht u kthye në skenë në  NHL All-Star Player në Toronto më 1 shkurt, duke kënduar disa hite të tij. /Lapsi.al

Të këshilluara

Rita Ora flet për luftën kundër ankthit

Rita Ora, ka dhënë një interviste në podcasting “Brave New World” ku ka folur për luftën e saj me ankthin. Artistja  tha se kjo ka qenë një luftë e vazhduesh...

18:11

Zbulohen interpretuesit e Oscars 2024

Të mërkurën, producentët për Oscars 2024 njoftuan interpretuesit që do të dalin në skenë në shfaqjen e ardhshme të çmimeve. Ryan Gosling do të performojë kën...

19:44

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI