Flash

Tragjedia me trenat në Greqi/ Nëna e studentes shqiptare kërkon drejtësi: Më dhanë hirin e vajzës

Lapsi.al 28 February 2024
Tragjedia me trenat në Greqi/ Nëna e studentes shqiptare kërkon

Sot në disa prej qyteteve kryesore të Greqisë janë zhvilluar tubime e marshime për 1-vjetorin e tragjedisë me 57 viktima në Tempi. Një vit më parë, si pasojë e përplasjes së dy trenave në Tempi, Larissa, humbën jetën 57 persona, e mes tyre edhe 6 shtetas shqiptarë.

Nëna e 20-vjeçares shqiptare, Klaudia Lata që humbi jetën në këtë tragjedi, shprehu zemërimin dhe pikëllimin e saj për humbjen e vajzës 20-vjeçare. Duke folur për mediat greke ajo tha se sot është dita më e vështirë e jetës së saj, pasi Klaudia nuk është më mes tyre.

Ajo thotë se tre ditë pas tragjedisë, trupin e Klaudias ia sollën me qese të zeza, pasi i kishte mbetur vetëm hiri.

“Sot është dita më e vështirë e jetës sime, zija është e madhe, na mungon shumë. Kisha një shpresë si një nënë për ta gjetur të gjallë, por tre ditë më vonë ma sollën me një thes të zi… Na e dogjën fëmijën dhe na e dhanë në një kuti hiri “.

Teksa i dridhej zëri, ajo kërkoi sërish drejtësi dhe llogari duke theksuar se do të luftojë, “që të mos qajë nënë tjetër si unë”.

 

Të këshilluara

Aksident i rëndë në Fier, dy të plagosur

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “ Rrethrrotullimi i Çermës” në Fier, ku një një 43-vjeçar duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe...

19:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI