Flash

Shtohen edhe nëntë seanca të tjera për 2024-ën, në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Lapsi.al 28 February 2024
Shtohen edhe nëntë seanca të tjera për 2024-ën, në

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë janë paraparë disa ndryshime në kalendarin e seancave në çështjen gjyqësore ndaj Hahsim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Me anë të vendimit të trupit gjykues, në këtë çështje gjyqësore pritet që të mbahen edhe nëntë seanca të tjera shtesë gjatë vitit 2024, raporton” “Betimi për Drejtësi”.

Sipas asaj që u tha në seancën e sotme në këtë çështje gjyqësore si dhe sipas njoftimit të DhSK-së, ditët e parapara për seanca shtesë janë 10, 24 dhe 30 maj, 15, 16, 17 dhe 18 korrik dhe 31 tetor dhe 28 nëntor.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Të këshilluara

Rama në Samit: Slava Ukraini

Kryeministri Edi Rama para të pranishmëve në Samitin në Tiranë, në ndër të Ukrainës, iu bëri thirrje të pranishmeve që të tregojnë solidaritet me këtë shtet. ...

12:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI