Flash

Peleshi shpjegon pse mungoi neni i sanksioneve ndaj Rusisë në deklaratën e samitit

Lapsi.al 28 February 2024
Peleshi shpjegon pse mungoi neni i sanksioneve ndaj Rusisë në

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, komentoi deklaratën e përbashkët mbi Samitin e Sigurisë “Ukrainë-Evropë Juglindore”.

Ai tha se përkundër që në deklaratë nuk janë shënuar sanksionet për Rusinë, në thelb, deklarata e Samitit është e fortë dhe dënon njëzëri agresionin e Rusisë në Ukrainë.

“Sa herë që ka deklaratë ku përfshihen disa shtete ka negocime dhe gjithmonë drafti final është produkt kompromisi, sepse ndodhemi mes dy alternativave, njëra është të mos ketë një deklaratë dhe alternativë tjetër është të gjendet përbashkues. Unë mendoj se teksti i sotëm, që ka përbashkuar, është një tekst i fortë, shumë i mirë për të përcjellë me mesazhe qëllimi për të cilin dhe Samiti u mblodh. Kjo është pranuar se këtu kemi të bëjmë me një agresion dhe krime lufte, është përmbledhur dhe paligjshmërinë e zgjedhjeve që Rusia tenton t’i mbajë në territorin e Ukrainës. Është e vërtetë që në tekst që mungon pjesa e sanksioneve. Deklarata është e fortë, se pavarësisht nuancave dhe konflikteve të tjera, historisë, kur vjen puna të kërcënimi i sigurisë nuk ka nevojë askush të rikthejë luftën konvencionale që na kanë përplasur ndër vite. Fokusi i Samitit është mbajtur te Ukraina, nuk ka patur debate aty. Nuk ka patur një debat të dukshëm në Samit, nuk ka patur deklarata konfliktuale apo ping pong ndërmjet liderëve”, tha Peleshi gjatë një interviste për Abc News.

Të këshilluara

Aksident i rëndë në Fier, dy të plagosur

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “ Rrethrrotullimi i Çermës” në Fier, ku një një 43-vjeçar duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe...

19:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI