Flash

Berisha: Rama njëlloj si Putini e Lukashenko, nuk ka asnjë të ardhme

Lapsi.al 28 February 2024
Berisha: Rama njëlloj si Putini e Lukashenko, nuk ka asnjë të

Sali Berisha e krahason Ramën me Lukashenkon e Bjellorusisë dhe Putinin e Rusisë kur është fjala te asfiksimi i opozitës. Gjatë fjalës së tij këtë pasdite përpara mbështetësve të mbledhur poshtë banesës, Berisha theksoi se PD është sot shumica politike dhe morale në vend dhe sipas tij kjo u faktua me tubimin e 20 shkurtit.

Pjesë nga fjala e Berishës.

Edi Rama, njëlloj si Putini, njëlloj si Lukashenko, si Ajatollahët, mban të arrestuar kryetarin e partisë më të madhe opozitare.

Sepse e di se nuk ka të ardhme. E di se zgjedhje nuk grabit më kurrë, se nuk ka fituar ndonjëherë.

Jo zotërinj, ata që u thonë ju se Edi Rama nuk është armiku më i madh i votës, u bëni një pyetje të thjeshtë secili çdo socialisti: na thoni pak kur ka marrë votën e fundit nga ju ky njeri në partinë e tij?

Nuk votohet më. Si në asnjë parti tjetër në Europë dhe në botë.

Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë me guxim këtë betejë pa kthim.

20 shkurti faktoi se ne jemi jo vetëm shumica morale, por jemi shumica politike, shumica numerike, forcë në botë që mund të na ndalojë ne që të jemi shumica qeverisëse nuk ka dhe nuk do ketë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI