Flash

Ben Affleck zbulon kompromisin që bëri me JLo pas rikthimit

Lapsi.al 28 February 2024
Ben Affleck zbulon kompromisin që bëri me JLo pas rikthimit

Ben Affleck nuk dëshiron që çdo detaj i marrëdhënies së tij me Jennifer Lopez të ndahet me publikun

"Unë isha shumë dakord për vendosjen e kufijve fillimisht rreth shtypit," tha fituesi i Oscarit në dokumentarin e aktores Hustlers "The Greatest Love Story Never Told", ndërsa shikonte prapa në kohën e tyre së bashku në vitet e hershme. "Ndërsa Jen nuk  e kishte problem, mendoj."

Pra, kur ata rindezën romancën e tyre gati dy dekada pasi kishin ndërprerë fejesën e tyre në 2003, ylli i Argo kërkoi një gjë: privatësi.

“Kur u rikthyem i thashë: “Dëgjo, një nga gjërat që nuk dua është një marrëdhënie në rrjetet sociale”, vazhdoi ai. "Dhe më pas kuptova se nuk është e drejtë. Është sikur do të martohesh me një kapiten varke dhe të thuash, "Epo, nuk më pëlqen uji". Ne jemi vetëm dy njerëz me qasje të ndryshme që përpiqemi të mësojmë të bëjmë kompromis."

Kështu që Jennifer-i  e cila ndan binjakët 16-vjeçarë Emme dhe Max me ish-bashkëshortin Marc Anthony-e di që tregimi i historisë së tyre të dashurisë nuk është dicka që Ben e dëshiron.

"Unë nuk mendoj se ai është shumë i kënaqur me mua duke i bërë të gjitha këto," tha këngëtarja, e cila së fundmi hodhi albumin e saj This Is Me...Now, në dokument. "Por ai më do, ai e di që unë jam një artiste dhe ai do të më mbështesë në çdo mënyrë që mundet. Ju nuk mund të më ndaloni të bëj muzikën që kam bërë dhe të shkruaj fjalët që kam shkruar. Kjo do të ndodhë, dhe ai nuk dëshiron të më ndalojë. Ai dëshiron ta bëjë këtë. Por kjo nuk do të thotë se ai ndihet rehat duke qenë muza."/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Zbulohen interpretuesit e Oscars 2024

Të mërkurën, producentët për Oscars 2024 njoftuan interpretuesit që do të dalin në skenë në shfaqjen e ardhshme të çmimeve. Ryan Gosling do të performojë kën...

19:44

Miranda Kerr, nënë për herë të katërt

Miranda Kerr është bërë nënë për të katërtën herë. Përmes një postimi në Snapchat, Miranda ndau lajmin e bukur dhe u shpreh e emocionuar për lindjen e djalit, d...

20:04

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI