Flash

131 kg marìjuanë dhe 3 kg kokáinë, arrestohet shqiptari në Francë

Lapsi.al 28 February 2024
131 kg marìjuanë dhe 3 kg kokáinë, arrestohet shqiptari

Doganierët francezë kanë sekuestruar një sasi të madhe droge në portën e trafikimit në Saint-Jean-de-Védas. 131 kg marijuanë dhe 3 kg kokainë i janë sekuestruar një shtetasi shqiptar në furgonin e tij me të cilin po udhëtonte nga Spanja.

Ka qenë qeni i doganës, specialist zbulimi, ai që ka ndihmuar në këtë sekuestrim. Sasia e drogës u gjetën në muret e furgonit të një 30-vjeçari shqiptar.

I riu shqiptar, i cili jeton në Strasburg, pretendoi se kishte një dërgesë për të bërë në Gjermani përpara se të bënte komente gjithnjë e më konfuze. Hetimi iu besua brigadës së narkotikëve të policisë gjyqësore të Montpeljesë. Individi u soll në prokurori për paraqitje të menjëhershme por gjykimi u shty për më 22 mars.

Të këshilluara

Rama në Samit: Slava Ukraini

Kryeministri Edi Rama para të pranishmëve në Samitin në Tiranë, në ndër të Ukrainës, iu bëri thirrje të pranishmeve që të tregojnë solidaritet me këtë shtet. ...

12:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI