Flash

Tym dhe flakë në rrugën Kardhiq-Delvinë, dyshohet për një aksident të rëndë (FOTO)

Lapsi.al 27 February 2024
Tym dhe flakë në rrugën Kardhiq-Delvinë, dyshohet për

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, me pasojë vdekjen e një personi. Mësohet se mjeti i cili ka rënë në humnerë dhe ka shpërthyer në flakë është një kamion i cili po transportonte solar

Po ashtu bëhet me dije se për fat të keq ka humbur jetën shoferi i kamionit, shtetasi nga Ukraina me iniciale A.K, 31-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, shtetasi A. K., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte solar. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. K. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

Shtyhet gjyqi për Vangjush Dakon

Shtyhet seanca për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dakon, për në 18 mars ora 13:00. Shkak për shtyrjen është bërë mungesë e akt-ekspertimit topografik që...

13:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI