Flash

Meloni humbet zgjedhjet në Sardenja: Nuk mund të ngushëllohem as me alkool

Lapsi.al 27 February 2024
Meloni humbet zgjedhjet në Sardenja: Nuk mund të ngushëllohem as

Alessandra Todde u zgjodh presidente e Sardenjës në zgjedhjet rajonale të mbajtura të dielën e 25 shkurtit. Rezultati përfundimtar u shpëll këtë të martë dhe ishte mjaft interesant pasi kandidatja e qendrës së majtë mposhti me shumë pak vota kundërshtarin e saj Paolo Truzzu që kishte mbështetjen e qendrës së djathtë në pushtet. Todde ishte propozuar nga PD-M5s, por e mbështetën 10 lista duke u bërë presidentja e parë femër e Sardenjës dhe eksponentja e parë e “Lëvizjes 5 Yje” në krye të një rajoni. Todde mori 45.4% të votave ndërsa Truzu u ndal në 45% të votave. Reagoi menjëherë kryeministrja Meloni. 

“Më keni ftuar në ditën që kam humbur zgjedhjet në Sardenjë, po mbaj Kreshmë dhe hallet nuk mund t'i shuaj me alkool. Pra nuk është dita më e mirë për të pasur simpati dhe lumturi nga unë. Shkoi kështu siç shkoi” – u tha me buzëqeshje kryeministrja Giorgia Meloni korrespondentëve të shtypit të huaj në një takim në Romë. “Koha është ajo që u ka munguar qeverive italiane. Këtij kombi i duhet stabilitet, për t'u dhënë përparësi investimeve, për të pasur një strategji, për të qeverisur fuqitë ekonomike” – tha më tej Meloni. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI