Flash

Aksidenti i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, humb jetën shoferi nga Ukraina (VIDEO)

Lapsi.al 27 February 2024
Aksidenti i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, humb jetën

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me aksidentin i cili ndodhi pasditen e sotme në aksin Kardhiq – Delvinë. Mësohet se mjeti i cili ka rënë në humnerë dhe ka shpërthyer në flakë është një kamion i cili po transportonte cimento.

Po ashtu bëhet me dije se për fat të keq ka humbur jetën shoferi i kamionit, shtetasi nga Ukraina me iniciale A.M, 31-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, shtetasi A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. M. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

[video width="480" height="736" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/02/WhatsApp-Video-2024-02-27-at-5.21.47-PM-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

Gëzim Çela ekstradohet drejt Shqipërisë

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar ditën e sotme se Gëzim Çelaj do të ekstradohet nga Kosova drejt Shqipërisë. Çelaj është një ish-punonjës i policisë dhe ës...

17:05

Shtyhet gjyqi për Vangjush Dakon

Shtyhet seanca për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dakon, për në 18 mars ora 13:00. Shkak për shtyrjen është bërë mungesë e akt-ekspertimit topografik që...

13:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI