Flash

Zbardhet misteri i sëmundjes në anijen norvegjeze me 2 mijë pasagjerë

Lapsi.al 26 February 2024
Zbardhet misteri i sëmundjes në anijen norvegjeze me 2 mijë

Ishulli i Mauritius në Oqeanin Indian i ka dhënë leje një anijeje lundrimi norvegjeze të ankorohet në kryeqytetin Port Louis, pasi thotë se nuk gjeti prova të kolerës në bord. Të paktën 15 persona të anijes “Norwegian Down” ishin futur në izolim të sëmurë me stomak dhe autoritetet kishin frikë se ishte kolerë. Drejtori i Ministrisë së Shëndetësisë të Mauritius konfirmoi se pasagjerët kishin gastroenterit dhe jo kolerë.

Dr. Bhooshun Ori tha se pasagjerët tashmë janë "rikuperuar plotësisht". Autoritetet e Mauritian kishin bllokuar fillimisht anijen "për të shmangur çdo rrezik shëndetësor". Pasagjerët kishin simptoma të lehta të një sëmundjeje stomaku gjatë një udhëtimi në Afrikën e Jugut. Mary Francovilla Dees, 69 vjeç, një pasagjere në anije i tha BBC-së se pavarësisht vonesës atmosfera në anije kishte qenë "mjaft e qetë".

"Udhëtarët në anije duket se e kishin marrë këtë me qetësi” – tha ajo. Francovilla tha se pasagjerët janë argëtuar duke u ulur pranë pishinës, duke ndjekur shfaqje dhe duke qëndruar në bar. Gjithsesi pasagjerët do t'i nënshtrohen kontrollit nga autoritetet shëndetësore pas zbarkimit nga anija. Ministria e Shëndetësisë do të ofrojë ndihmë mjekësore për të gjithë në pikën e zbarkimit. Një pasagjer holandez në bord tha se kapiteni u tha se mund të kishte një shpërthim kolere në bord.

Që nga janari 2023, të paktën 188 mijë njerëz janë infektuar me kolerë në 7 vende në Afrikën Jugore, sipas OKB-së. Më shumë se 3 mijë njerëz kanë vdekur, ndërsa Zambia është e goditura më rëndë. Në anije ndodhen 2184 pasagjerë dhe 1026 anëtarë të ekuipazhit. Rreth 2 mijë persona ishin planifikuar të zbarkonin në Port Louis ndërsa 2 mijë të tjerë pritej të hipnin në të njëjtën kohë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shpërthim i fuqishëm tritoli në Durrës

Një shpërthim i fuqishëm tritoli është raportuar pak çaste më parë në qytetin e Durrësit. Paraprakisht mësohet se lënda plasëse ka shpërthyer në banesën e Ilir ...

20:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI