Flash

Flet drejtori i policisë së Durrësit: Hyseni apo Hygerta, kush e vrau babain në Shënavlash

Lapsi.al 26 February 2024
Flet drejtori i policisë së Durrësit: Hyseni apo Hygerta, kush e

Drejtori i policisë së Durrësit, Skënder Hila ka dhënë detaje për vrasjen e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij në Shënavlash të Durrësit. Ai thotë se policia është e bindur se pavarësisht deklarimeve, vrasjen e ka bërë djali i madh Hyseni dhe se Hygerta 19-vjeçare po e merr përsipër me qëllim që dënimi të jetë më ulët.

“Hyseni dhe Hygerta kishin kohë që e kishin planifikuar krimin. Kishin që kur ai ishte kthyer nga jashtë. Në orët e vona të datës 13 shkurt ka ardhur Hyseni në polici dhe ka thënë se babai nuk është kthyer në banesë. Pas dy ditësh u gjet makina dhe vumë re që ajo po ndiqej edhe nga një makinë tjetër në distancë.

Pastaj i bëmë një profil personit të zhdukur që na rezultoi se nuk ishte një person që mund të largohej nga banesa. Folëm me kolegët dhe miqtë e tij dhe na rezultoi një person i lidhur me shtëpinë. Pastaj vumë re që asnjë nga familjarët nuk e kishte telefonuar gjatë kohës që ai rezultonte i zhdukur. Të gjitha këto të dhëna i ballafaquam me familjarët.

Në një moment ishte vajza Hygerta që mori përsipër vrasjen. Ajo deklaronte se i kishte bërë të gjitha vetë. Ne edhe këtë e vumë në dyshim pasi ajo jepte dëshmi kontradiktore qoftë për lëvizjen e makinës, lëvizjen e trupit dhe fshehjen e armës. Ajo jepte si argument vetëm sjelljen e babait.

Sipas tyre ishte një sjellje autoritare dhe që ai po e detyronte të fejohej me zor. Ne jemi të bindur se në momentin e vrasjes kane qenë së bashku vëlla e motër. Nëna dhe vëllai i vogël nuk ndodheshin në banesë. Më pas të gjithë e kanë mësuar ngjarjen.

Familja e tij na thanë se ka marrë dhe mjekim për të sëmurë mendor, ku na paraqitën disa dokumenta shëndetësorë dhe receta që i kishin bërë vite më parë, por nuk na rezultonte e vërtetë” – tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI