Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

EMRI/ Nuk gjeti punë pas diplomimit në Shqipëri, i riu kapet brenda shtëpisë së bari në Angli

Lapsi.al 26 February 2024
EMRI/ Nuk gjeti punë pas diplomimit në Shqipëri, i riu kapet

Një 24-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritet britanike pasi u kap në një shtëpi bari. Mësohet se i riu shqiptar ishte i diplomuar në Bachelor për Arte në Shqipëri. Kleon Zeneli u vendos në pranga pas një kontrolli rutinë të një pronë nga një agjent.

Prokurori i çështjes u shpreh se i riu u gjet në papafingo, ku po kultivonte kanabis në dy dhoma gjumi në katin e sipërm. Në këto dhoma u gjetëne dhe pajisje të ndryshme kultivimi. Agjenti thirri policinë që mori pjesë dhe arrestoi të pandehurin. Një total prej 50 bimësh u gjetën, të gjitha midis 1 dhe 2 metra lartësi, dhe u konsideruar se rritja kishte zgjatur për disa kohë.

Zeneli nuk u përgjigj pyetjeve të policisë se pse ishte aty dhe çfarë po bënte. Ai nuk ka asnjë dënim të mëparshëm në Angli dhe atje ka emigruar në mënyrë të paligjshme. Zeneli u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të klasit B dhe për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

I riu kishte mbaruar bachelorin për menaxhimin e marketingut në Shqipëri por ai nuk kishte gjetur punë në Shqipëri prandaj në MB ilegalisht tre muaj para arrestimit të tij. Ai më tej shtoi se ishte i detyruar të shlyente borxhet prandaj u kujdes për bimët e kanabisit. Zenelli po vepronte nën drejtimin e të tjerëve dhe nuk kishte asnjë përfitim financiar, përveç përmbushjes së borxhit ndaj trafikantëve të tij.

Avokati McKone tha se shqiptari do ishte përballur me një dënim prej 21 muajsh, por, me një zbritje prej një të tretës për pranimin e fajësisë, gjykata dha një dënim përfundimtar prej 14 muajsh.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI