Flash

Brnabiç: Nuk është vjedhur asnjë votë

Lapsi.al 25 February 2024
Brnabiç: Nuk është vjedhur asnjë votë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë se në Beograd me gjasë do të ketë zgjedhje të reja, e jo zgjedhje të përsëritura, duke shtuar se është e sigurt se në zgjedhjet e kaluar “nuk ka patur vjedhje as edhe të një vote”, dhe pranoi se kurrë nuk do të mbështesë një hetim ndërkombëtar për zgjedhjet e 17 dhjetorit.

“Edhe pse rezultatet e matjes se opinionit publik tregojnë se rezultat e zgjedhjeve të reja do të ishin pothuajse identike me ato të dhjetorit, personalisht konsideroj se lista e “Aleksandër Vuçiçit – Serbia nuk guxon të ndalet, do të arrinte një fitore bindëse, dhe se pa ndihmën e askujt do të mund të formonte qeverinë”, ka thënë Brnabiç gjatë një interviste dhënë për mediat serbe.

Një pjesë e opozitës në Serbi akuzojnë qeverinë për vjedhje në zgjedhje, që SNS-ja i mohon kategorikisht këto pretendime.

Ajo ritheksoi opinionin që sipas saj do të ishte zgjidhja më e mirë e krizës në Beograd – “pra formimi i qeverisë së re sepse në të kundërt do të humben pa nevojë të paktën gjashtë muaj”. 

“Koha është e çmuar dhe nuk kemi luksin ta humbim, në veçanti kur dihet se në zgjedhjet e reja rezultatet do të jenë pothuajse identike me ato të dhjetorit të kaluar”, tha Brnabiç.

Ajo potencoi se zgjedhjet e dhjetorit ishin legjitime duke pretenduar se në Beograd kishte kontrolle të rrepta “sa që miza nuk ka mundur të fluturojë, e lëre më të ketë vjedhje votash”. 

Ndryshe pothuajse të gjitha vendet e Bashkimit Evropian kanë akuzuar Serbinë për parregullsi të mëdha në zgjedhjet e vitit të kaluar, duke kërkuar një ekip ndërkombëtar që do të hetonte këto parregullsi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI