Flash

Shqiptari shkon për të grabitur shtëpinë e një të reje në Greqi dhe tenton ta përdhunojë

Lapsi.al 24 February 2024
Shqiptari shkon për të grabitur shtëpinë e një të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 30 vjeçar shqiptar ka hyrë në shtëpinë e një 28-vjeçareje dhe ka tentuar që ta përdhunojë. Shqiptari ka hyrë në shtëpinë e saj në Keratsini të Greqisë, në rrugën “Feron”.

Teksa ka parë 28 vjeçaren duke fjetur ka tentuar që ta përdhunojë nën kërcënimin e një thike që mbante në dorë, raportojnë mediat greke.

Pasi gruaja e ka parë hajdutin ajo është përleshur me të. 30 vjeçari e ka goditur në mënyrë të dhunshme dhe vajza është plagosur në duar nga thika e tij. Fatmirësisht ajo i ka rezistuar sulmit, pasi ka kafshuar agresorin dhe ia ka mbathur nga ai.

Ngjarja ka ndodhur në fund të janarit, por efektivët e policisë e kanë arrestuar autorin vetëm para dy ditësh, të enjten e 22 shkurtit.

Shqiptari ka qenë i dënuar edhe më përpara për tentativë përdhunimi dhe ishte nën masën “detyrim paraqitje”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI