Flash

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese: Shqipëria jo në Hagë për çështjen e detit me Greqinë

Lapsi.al 24 February 2024
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese: Shqipëria jo në Hagë

Një grup studiuesish dhe ish-gjyqtarësh të Kushtetueses kanë zhvilluar një mbledhje në Univeritetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, nga ku kanë bërë thirrje për qeverinë shqiptare dhe asaj greke që të rinegociojnë marrëveshjen për kufijtë detare dhe shprehen kundër dërgimit të saj në Hagë.

Ish-kryetari i GJK dhe ish-relatori i çështjes së marrëveshjes së detit, Xhezair Zaganjori, është shprehur se marrëveshja e re Shqipëri-Greqi duhet t’i referohet vendimit të 14 viteve më parë.

“Praktikisht, gjykata arrin në konkluzionin se aty nuk kemi të bëjmë me shelfin kontinental.

Ajo titullin e ka mbi ndarjen e shelfit kontinental, në një kohë që mbi 150 rrathë që janë përdorur për përcaktimin e vijës detare, 140 janë të ujërave territoriale.

Nuk mund të thuhet absolutisht, sepse kjo e ndihmoi Gjykatën Kushtetuese për të evidentuar një fakt shumë të rëndësishëm sepse hidhet praktikisht poshtë vendimi i Konferencës së Ambasadorëve për kufijtë jugorë.

Kjo prish edhe raportet. Po të merret vijë bazë gjiri i Sarandës, ai të vjen përpara Sarandës vija e kufirit”, shpjegoi ai.

Në mungesë të një marrëveshjeje të re, studiuesit sugjerojnë që të dy vendet të rifillojnë negociatat e lëna pezull prej vitit 2018.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI