Flash

Zaptimi i bregdetit, nisin shembjet në Lukovë (FOTO)

Lapsi.al 23 February 2024
Zaptimi i bregdetit, nisin shembjet në Lukovë (FOTO)

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtes së Territorit ka nisur mesditën e sotme shembjen e disa objekteve pa leje të ngritura së fundi në bregdetin e Lukovës. Në terren për të ndjekur punën e fadromave ka qenë edhe kryeinspektori Ervin Hoxha.

“IKMT do vijojë në përmbushje të detyrave të saj, bashkë me Policinë e Shtetit aksionin në bregdet me qëllim pastrimin e menjëhershëm të plazheve të zaptuara. Aksioni do të shtrihet deri në vijën fundore bregdetare, me ndëshkime e penalitete për personat dhe subjektet që zaptojnë plazhet”, deklaroi Hoxha.

Strukturat pa leje ishin ngritur për qëllime përfitimi. IKMT ka nisur ndërkohë një krehje të të gjithë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil. Këto muaj para sezonit turstik shfrytëzohen zakonisht për ngritjen e strukturave pa leje në bregdet. IKTM në shumë raste bën evidentimin edhe përmes dronëve apo nga vetë denoncimet e qytetarëve.

Të këshilluara

Aksident i rëndë në qendër të Korçës

Ngjarja ka ndodhur ka në afërsi të kinemasë se këtij qyteti ku një mjet tip "BMW" ka përplasur një këmbësore duke e lënë të plagosur. Mësohet se e plagosura ...

16:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI