Flash

U kap me drøgë të ndarë në doza për t'u shitur, vihet në pranga 49-vjeçari në Elbasan

Lapsi.al 23 February 2024
U kap me drøgë të ndarë në doza për t'u

Një 49-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap me kokainë, të cilën e kishte ndarë në doza për ta shitur. Gjatë kontrollit në automjetin dhe në banesën e tij u gjet një sasi kokaine gati për shitje dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës.

Njoftimi i policisë:

Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli 2”. Goditet një rast i shitjes në doza të drogave të forta. Kishte siguruar lëndë narkotike kokainë dhe e kishte ndarë në qindra doza, me qëllim shitjen, arrestohet në flagrancë 49-vjeçari. Sekuestrohen sasi kokaine që iu gjetën të arrestuarit, në automjet dhe në banesë, 1 peshore elektronike, celulari i tij dhe automjeti që përdorte për shpërndarjen e dozave.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore të siguruar në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, për një rast të shitjes në doza të kokainës, shërbimet operacionale dhe ato për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kapën në flagrancë dhe arrestuan autorin e dyshuar të rastit, shtetasin A. U., 49 vjeç, banues në fshatin Tregan.

Nga kontrollet në automjetin dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndës narkotike kokainë, të ndarë në qindra doza, me qëllim shitjen. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI