Flash

Rrëzohet padia ndaj Steven Tyler

Lapsi.al 23 February 2024
Rrëzohet padia ndaj Steven Tyler

Një padi që akuzonte Steven Tyler të Aerosmith për sulm se*sual ndaj një adoleshenteje dekada më parë është hedhur poshtë.

Të mërkurën, gjykatësi i qarkut të SHBA, Lewis Kaplan vendosi që Jeanne Bellino, një ish-modele, priti shumë gjatë për të nxjerrë në dritë çështjen dhe nuk u kualifikua sipas ligjit të qytetit të Nju Jorkut që lejon viktimat e abuzimit të flasin për pretendimet e dekadave të vjetra , sipas dokumenteve të marra nga PEOPLE.

Menjëherë pas vendimit të gjyqtarit, Bellino paraqiti një përgjigje dhe pretendoi se asaj nuk i ishte dorëzuar mocioni themelor i Tyler, pavarësisht pretendimit të tij se asaj iu dorëzua në mënyrë elektronike më 2 shkurt.

“Me këtë letër dëshirojmë të ndërgjegjësojmë Gjykatën se [Tyler] nuk e dorëzoi siç duhet mocionin e saj dhe si rezultat, [Bellino] nuk pati mundësinë ta kundërshtonte atë”, thuhet në përgjigjen, e cila u mor nga PEOPLE.

Nga ana tjetër avokati i Tyler, David Long-Daniels u shpreh për median, "Ne pajtohemi me arsyetimin e gjykatës dhe jemi mirënjohës për këtë rezultat për klientin tonë Steven Tyler".

Bellino ngriti padinë në nëntor dhe pretendoi se ajo pësoi "lëndime fizike, psikologjike dhe emocionale" pasi muzikanti përqafoi, puthi dhe kreu marrëdhënie me të pa pëlqimin e saj.

"Jeanne tani është 66 vjeç dhe vuajti në heshtje  për kaq shumë vite, dhe pati guximin të tregojë historinë e saj tani," tha avokati i saj Jeff Anderson për PEOPLE në atë kohë. “Sado e tmerrshme që është, është e fuqishme dhe ajo donte që gratë dhe vajzat latine të dinin se mund të ngriheshin dhe të flisnin.”/Lapsi.al

 

Të këshilluara

John Cena flet për rolin në "Barbie"

John Cena ka zbuluar së fundmi arsyen pse ai përfundimisht vendosi të merrte një rol në Barbie, pavarësisht se agjencia e tij fillimisht tha se roli i të luajtu...

16:44

Wendy Williams diagnostikohet me demencë

Wendy Williams është diagnostikuar me demencë frontotemporale si dhe afazi, njoftoi ekipi i saj të enjten në mëngjes. “Siç janë të vetëdijshëm fansat e Wendy...

17:57

Ndahet nga jeta aktori i “The Office”

Ewen MacIntosh, i njohur më së miri për rolin e tij si "Big Keith" në versionin në Mbretërinë e Bashkuar të "The Office", ka ndërruar jetë në moshën 50 vjeçare....

16:46

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI