Flash

Së shpejti ndërtime në parqet kombëtare/ Kumbaro: Ende pa propozim për Divjakën!

Lapsi.al 22 February 2024
Së shpejti ndërtime në parqet kombëtare/ Kumbaro: Ende pa

Partia Socialiste miratoi sot disa ndryshime në ligjin për zonat e mbrojtura, që përfshin parqet, pyjet dhe pasuri të tjera natyrore të Shqipërisë. Me ligjin e ri, socialistët i hapin rrugë ndërtimeve për hotele dhe resorte private edhe në parqet natyrore. Madje një investigim i gazetarit Artan Rama pak ditë më parë paraqiste një plan të gatshëm nga investitorët për të nisur ndërtimin e një kompleksi në parkun e Divjakës.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro doli para gazetarëve për të mbrojtur ligjin që lë pa mbrojtje pasuritë kombëtare dhe tha se ndërtimet do të bëhen sipas ligjeve në fuqi.

E pyetur për investigimin e gazetarit Rama që publikoi pamje nga projekti tashmë i gatshëm për Divjakën, Kumbaro tha se në zyrat e shtetit ende nuk ka një propozim konkret.

Gjatë kohës që socialistët votonin ndryshimin e ligjit, jashtë parlamentit protestonin një grup i shoqërisë civile.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI