Flash

Kapet me kokainè 30-vjeçari shqiptar në Itali

Lapsi.al 22 February 2024
Kapet me kokainè 30-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët e Seksionit Operativ të Perugias kanë arrestuar një 30-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili së fundmi kishte mbërritur në Itali.

Ai akuzohet për veprën penale të posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikim.

Gjatë një shërbimi kontrolli territorial, policia vërejti sjelljen e dyshimtë dhe vendosën të ndërhynin për ta kontrolluar.

Pas një kontrolli personal dhe në shtëpi , të riut iu gjetën 20 doza kokaine , 1790 euro cash në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, një telefon celular që dyshohet se përdoret për veprimtari të paligjshme, një peshore precize dhe material për paketim droge.

Pas arrestimit, 30-vjeçari u dënua me një vit burg dhe një mijë euro gjobë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI