Flash

Kampe refugjatësh në Shqipëri, Meloni falenderon Ramën për miratimin e marrëveshjes në parlament

Lapsi.al 22 February 2024
Kampe refugjatësh në Shqipëri, Meloni falenderon Ramën

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka reaguar pasi parlamenti i Shqipërisë votoi sot protokollin e bashkëpunimit me Shqipërinë në fushën e migracionit.

Përmes një deklarate të shkurtër, ajo falenderon Edi Ramën, institucionet shqiptare dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimit. Sipas marrëveshjes Rama-Meloni, në Gjadër të Shëngjinit do të ngrihet një kamp gjigant refugjatësh për ata që ikin nga Afrika drejt Italisë.

Marrëveshja u votua vetëm me votat e mazhorancës. Opozita e humbi betejën me këtë marrëveshje edhe në Gjykatën Kushtetuese. Pritet që në muajin mars të nisë ndërtimi i kampit. Brenda një viti marrëveshja parashikon që në vendin tonë të jenë jo më shumë se 36 mijë emigrantë.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI