Flash

Emri/ Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së, arrestohet një 43-vjeçar, pronar i një baxhoje në Durrës

Lapsi.al 22 February 2024
Emri/ Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së, arrestohet një

Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në biznesin e tij.

Naim Koçi banues dhe pronar i një baxhoje në Durrës, akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funskione publike".

NJOFTIMI I POLICISË:

Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në subjektin e tij tregtar, vihet në pranga 43-vjeçari.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin N. K., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funskione publike".

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të korruptojë drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë, duke i ofruar atij një shumë parash, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në subjektin e tij tregtar (baxho), në Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI