Flash

Basha flet si ambasador: Mbështetje SPAK-ut për të hetuar politikanët e korruptuar

Lapsi.al 22 February 2024
Basha flet si ambasador: Mbështetje SPAK-ut për të hetuar

Lulzim Basha përsëriti qëndrimin për drejtësinë e re. Nga Kuvendi zgjedhor në degën 9 në Tiranë, Basha u shpreh se mbështet SPAK për të hetuar pushtetarët e korruptuar, por nuk është për amnistinë penale që favorizon zyrtarët e korruptuar.

Basha shprehet ndër të tjera se qëndrimet për drejtësinë janë të qarta dhe paekujvoke. Shqiptarët -tha -Basha duhet ta kuptojnë ‘se kush është në krahun e tyre dhe nuk ka frikë ta thotë, e kush mërmërit dhe i bën bisht përgjigjeve sepse i shërben interesave të ngushta personale’.

“Ne jemi Partia Demokratike e Shqipërisë. Ne kemi qëndrime të qarta për drejtësinë dhe në mbështetje të drejtësisë. Po, mbështetje SPAK-ut për të hetuar pushtetarët e korruptuar dhe për t’i vendosur ata para ligjit.

Jo, amnistisë për zyrtarët e korruptuar, po amnistisë për qytetarët e goditur në kufijtë dhe sgripset e pamundësive. Jo atyre të cilët kanë abuzur me pasuritë dhe pronat e shqiptarëve, po protestuesve që kanë protestuar për shtëpitë e tyre nga Bregu i Lumit këtu në zonën tuaj, deri në Astir.

Nga Shkoza e anembanë Shqipërisë. Këto janë qëndrime të qarta dhe paekujvoke dhe t’i dëgjojnë të gjithë shqiptarët dhe ta kuptojnë se kush është në krahun e tyre dhe nuk ka frikë ta thotë, e kush mërmërit dhe i bën bisht përgjigjeve sepse i shërben interesave të ngushta personale”, theksoi kreu i PD-se se vulës.

Të këshilluara

Grabitje me αrmë në një exchange në Tiranë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Një pikë e këmbimit valutor ka rënë pre e një grabitjeje me αrmë në zonën e Kombina...

20:57

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI