Flash

Arrestohet në Durrës ‘Çipuri’, ish-anëtari i bandës së Gaxhait

Lapsi.al 22 February 2024
Arrestohet në Durrës ‘Çipuri’, ish-anëtari i

Arrestohet ish-anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë, Armando Sulejmani. I njohur me nofkën ‘Çipuri’, Sulejmani u prangos në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një makinë në Tiranë në bashkëpunim me persona të tjerë.

Sulejmani ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi siguronte makina të cilat janë përdorur për krime të ndryshme. Më 17 shkurt të vitit 2019, Sulemani mbeti i plagosur nga një atentat në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës. Në ngjarjen ku u plagos “Çipuri” mbetën të vrarë kunati i tij, Orest Rexho dhe shoku i tij Arjan Hasani. Të tre ndodheshin në një automjet, ndërsa ndaj tyre është qëlluar me breshëri nga një automjet tjetër. Në atë kohë nga policia u konfirmua se objektiv ishte pikërisht Sulejmani. Në lidhje me atentatin dyshohet se ekzekutimi ka lidhje me një histori hakmarrjeje që ka nisur vite më parë.

Në vitin 2002, Sulejmani është akuzuar për pjesëmarrje në vrasje, ku për këtë vepër penale u dënua me burg. Në shkurt të vitit 2019, Gjykata e Vlorës caktoi masën “arrest me burg” për armëmbajtje pa leje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI