Flash

Adriatik Llalla në arrati, apartamentin e sekuestruar ia kthejnë në qendër sociale

Lapsi.al 22 February 2024
Adriatik Llalla në arrati, apartamentin e sekuestruar ia kthejnë

Apartamenti i cili më parë ka qenë pronë e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla tashmë është sekuestruar dhe është kthyer në një qendër për sipërmarrje sociale dhe për t’i ardhur në ndihmë grupeve dhe komuniteteve vulnerabël.

Kjo banese që ndodhet në shëtitoren e Plazhit të Durrësit dhe është sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është kthyer në “Qendrën Art dhe aktivizëm’. Taulant Balla publikoi pamjet e shtëpisë teksa ishte aty bashkë me ambasadorin e BE në Tiranë.

Adriatik Llalla ndodhet në arrati prej 2021. Ai u dënua me dy vjet burg nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pranverë të vitit 2021 por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi Llalla u largua nga vendi drejt Italisë. Vendimi mori formë të prerë më 22 shtator të atij viti duke iu konfiskuar edhe pasuritë e dyshuara si të fshehura.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI