Flash

Serbia nuk do të pranojë kurrë hetim ndërkombëtar të zgjedhjeve

Lapsi.al 21 February 2024
Serbia nuk do të pranojë kurrë hetim ndërkombëtar

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka deklaruar se Beogradi nuk do të pranojë kurrë hetim ndërkombëtar për zgjedhjet e fundit të zhvilluara në vend.

"Kjo do të ishte njësoj me pushtimin. Asnjë vend europian nuk do të lejonte një hetim të këtij lloji", citojnë mediat opozitare kryeministren serbe.

Duke folur nga Despotovaci në Serbinë Qendrore, Brnabiç ka shtuar se vëzhguesit e huaj në zgjedhje u ftuan nga qeveria serbe dhe se prania e tyre “nuk përbën humbje të sovranitetit”.

Ajo ka sqaruar se qeveria serbe ka përmbushur rekomandimet e vitit 2019 të dhëna nga OSBE-ODIHR dhe se është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me organizatat në fjalë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI