Flash

Rama-gazetarëve: Me McGonigal ia keni futur kot

Lapsi.al 21 February 2024
Rama-gazetarëve: Me McGonigal ia keni futur kot

Kryeministri Edi Rama është pyetur pas mbledhjes së zhvilluar në selinë e PS-së lidhur me rastin e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal.

Lexo më tej: Washington Post: Takimet me Edi Ramën, 28 muaj burg për McGonigal 

Rama theksoi se nëse do të kthehej pas në kohë do e takonte sërish McGonigal si një zyrtar nga një vend aleat, siç është SHBA.

Teksa po largohej nga gazetarët para selisë rozë, Rama u shpreh “te kjo çështje ia keni futur kot”. 

McGonigal është dënuar me 28 muaj burg sepse u provua ndryshe nga ajo që keni thënë ju për marrjen e parave nga Agron Neza? A mendoni se do hetoheni për këtë rast, sepse McGonigal është dënuar sepse në një farë mënyre është korruptuar nga kryeministri i Shqipërisë. 

Rama: Mos më ndërprit, unë në prononcimet e mia lidhur me këtë rast i jam referuar pikë për pikë çfarë është thënë në dokumentet zyrtare në SHBA, sepse vetë nuk kam pasur dijeni me ato që janë thënë.

Prokurorja tha se paratë janë dhënë për të krijuar lidhje me zyrtarët shqiptarë? Ju e keni takuar.

Rama: Do e takoja sa herë të kthehesha prapa, sepse po të më kërkohen takime nga zyrtarë të vendeve aleate, do i mirëpres gjithmonë.

Te kjo çështje duhet ta pranoj se ja keni futur kot.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI