Flash

Asfiksohen punonjës të një kompanie koreane në Fier

Lapsi.al 21 February 2024
Asfiksohen punonjës të një kompanie koreane në Fier

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Fierit. Mediat raportojnë për disa punonjës të asfiksuar nga lëndë kimike në një kompani të huaj. Bëhet fjalë për kompaninë koreane “YURA”.

Në ambientet e saj kanë shkuar forca policie dhe 3 autoambulanca. Sipas të njëjtave burime dyshohet se punonjësit janë asfiksuar gjatë procesit të punës që kryhen brenda saj. Raportohet se kjo kompani operon në sektorin e pajisjeve elektrike për automjetet, aktivitet që e ushtron prej 5 vitesh.

"Rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes" - thuhet në njoftimin e policisë.

Lajm në përditësim... ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI