Flash

Drafti i Amnistisë Penale/ Basha: Nesër nuk marrim pjesë në seancë

Lapsi.al 21 February 2024
Drafti i Amnistisë Penale/ Basha: Nesër nuk marrim pjesë në

Lulzim Basha ka bërë me dije se nuk do të votojë ligjin për amnistinë penale i cili pritet të votohet nesër në Kuvend. Sipas Bashës nuk është pranuar kërkesa e tij për amnistinë e protestuesve të opozitës dhe synon lirimin e zyrtarëve të korruptuar të kësaj qeverie.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Mesazhi që Edi Rama dhe qeveria e tij japin është një qeveri e korruptuar është se ato që i dënon gjykata i liron qeveria me votat në parlament. Nuk është kjo ndërhyrja e parë e Edi Ramës me Reformën në Drejtësi, pak ditë më parë është ankuar se BKH po shqetëson ministrat dhe zyrtarët e tij me hetimet që po bën, është e qartë se Edi Rama i trembet drejtësisë.

Tani duket qartë që segmente të SPAK po hetojnë në përputhje të plotë më ligjin. Kjo është ajo që po ndodh nga një anë do të përdorte amnistinë për të amnistuar zyrtarët e korruptuar që kanë vjedhur taksat e shqiptarëve dhe refuzon të amnistojë protestuesit që janë ngritur për të mbrojtur pronat e tyre. Sot po e bëj të qartë se PD jo vetëm nuk do të jetë pjesë e kësaj manovre të fëlliqur, por do të tregojmë dhe faktojmë se kërcënimi kryesorë sot është Edi Rama. PD inkurajon prokurorët e BKH-në të vazhdojë punën. PD nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërmen parlamentare. Mos u bëni patericë e këtij akti kriminal që synon lirimin e zyrtarëve të korruptuar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI