Flash

Berisha del me propozim të ri: Qeveri teknike dhe zgjedhje të reja

Lapsi.al 21 February 2024
Berisha del me propozim të ri: Qeveri teknike dhe zgjedhje të reja

Në fjalën e kësaj të mërkure nga dritarja për mbështetësit e tij, ish-kryeministri Sali Berisha komentoi protestën e një ditë më parë. Sipas tij, u faktua se familja demokrate është më e madhja, më e bashkuara, më e fortë se kurrë sot. Berisha kishte një kërkesë për demokratët, duke u shprehur se uragani i protestës të mos shihet si një arritje, por si një start, si një pikënisje.

Berisha po vuan arrestin e shtëpisë prej 30 dhjetorit, ndërsa nga ballkoni bëri thirrje për krijimi e një qeverie teknike, pasi siç u shpreh ai me Ramën nuk ka zgjedhje.

“Nuk ka më kohë për të humbur, o sot o kurrë, t’i futemi punës, shqiptarët na besojnë dhe na mbështesin, mosbindja civile do të vazhdojë. Shqipëria do të kthehet në normalitet vetëm kur Rama të iki, kur të krijohet qeveri teknike, të ecim drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, - tha Berisha.

Berisha theksoi se ka ardhur koha që të trokasin në shtëpitë e shqiptarëve. Sipas Berishës, programi i ri dhe misioni i PD-së do të jetë që të investojnë tek shqiptarët.

“Është koha që njerëzisht të trokasim në shtëpitë e tyre, vatrat dhe zemrat e tyre, të tregojmë se opozita është në këmbë, të ju kërkojmë të mos ikin nga Shqipëria dhe ti japin Shqipërisë një shans. T’u tregojmë se në programin e ri të PD-së misioni ynë do të jetë që të investojmë tek ata, tek shqiptarët.

Duke i dhënë qytetarit shqiptar gjithçka esenciale që ka sot një qytetar europian me pikënisje më kryesore, më të parë, më urgjente, minimumin jetik, dyfishimin e pagave, dyfishimin e pensioneve”, - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI