Flash

Protesta e opozitës, mbi 1 mijë forca policie në gatishmëri, rrugët e bllokuara

Lapsi.al 20 February 2024
Protesta e opozitës, mbi 1 mijë forca policie në gatishmëri,

Mbahet sot protesta e opozitës. Tubimi do të nisë në orën 17:30, para Kryeministrisë, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Kjo është protesta e parë e një përmase të tillë ku Berisha nuk do të jetë prezent fizikisht për shkak të masës ‘arrest në shtëpi’. Mësohet se Berisha do të flasë përmes teknologjisë në protestë.

Data 20 shkurt, e cila përkon edhe me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, është një pikë kthese për pluralizmin në vend dhe sipas organizatorëve të protestës, kjo është dhe arsyeja pse është caktuar pikërisht kjo ditë. Kjo protestë ka vënë në gatishmëri policinë e shtetit. Mësohet se mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj.

Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.

Segmentet rrugore që janë të bllokuara 2 orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Këtë të martë parashikohet të jetë mot me diell dhe vranësira. Lokalisht pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i ...

07:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI