Flash

Imazhet e protestës anti-Rama/ Berisha: Me sulmoi mafia ndërkombëtare!

Lapsi.al 20 February 2024
Imazhet e protestës anti-Rama/ Berisha: Me sulmoi mafia

Mijëra opozitarë kanë mbushur bulevardin Dëshmorët e Kombit këtë 20 shkurt në një protestë ku jo vetëm është përkujtuar rënia e përmendores së Enver Hoxhës 33 vite më parë, por që ka shenjuar edhe bashkimin e opozitës rreth një vit para zgjedhjeve të përgjithshme.

Protesta ka nisur me disa fjalime të deputetëve, mes të cilëve Gazment Bardhi, Luçiano Boçi, Flamur Noka etj, të ndërthurur me fjalimet zërave qytetarë, si aktori Mehdi Malkaj etj.

Kulmi i opozitës ka qenë fjalimi i Sali Berishës, që ka folur nëpërmjet dy ekraneve të mëdhenj që transmetonin live nga shtëpia ku lideri i opozitës qëndron në arrest.

Në fjalën e tij, Sali Berisha deklaroi se "ne inaugurojmë sot misionin tonë në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë, betejën pa kthim të mosbindjes civile kundër diktaturës së dytë, të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve. Betejën për çlirimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga narkodiktatura e shëmtuar e Edi Ramës. Ne inaugurojmë betejën popullore pa kthim për rikthimin e votës së lirë dhe çeljen e dyerve të integrimit evropian të Shqipërisë, të mbyllura nga regjimi i Tiranës. Ne në këtë protestë uragan përcjellim mesazhin për botën se populli opozitar do i rezervojë diktaturës së dytë, dmth narkoshtetin të Edi Ramës, fatin që meriton, fatin që i rezervuam diktaturës komuniste 33 vite më parë".

Ndërkohë akuzave që i bëhen se Berisha e organizon protestën për të mbrojtur fëmijët e tij, vetë Berisha iu është përgjigjur në fjalimin që ka mbajtur para demokratëve.

"Cilat halle ka Berisha? Ato halle që u shfaqën 10 vite pas ishte pa asnjë pushtet? Ato halle që unë denoncova projektet e serbomadhisë dhe rusomadhisë në rajon? Ato halle që unë denoncova çdo ditë vjedhjet më të mëdha të Edi Ramës? Ato fakte që unë denoncova lidhjet e tmerrshme të pushtetit me krimin? Ato fakte që nisën çuditërisht që unë kundërshtova bashkëqeverisjen e PD me aleancën e qeblësirave, me Rilindjen? Jo miq, Sali Berisha nuk ka halle. Por Sali Berisha është halli më i madh i Edi Ramës dhe miqve të tij, Vuciç, Xhorxh dhe Aleksit Soros dhe mafies ndërkombëtare. Prandaj dhe jam sulmuar politikisht"

Pas fjalës së Berishës ka folur deputeti demokrat Ervin Salianji dhe në këto momente drejt kryeministrisë është qëlluar me gurë dhe shishe molotov. Shkallët e kryeministrisë janë përfshirë nga flakët, ndërsa policët e komisariateve janë zëvëndësuar nga forcat speciale të veshura skafandra dhe mbrojtëset përkatëse.

Tensioni ka zgjatuar fare pak, por pas protestës grupe civilësh prej 7 apo 8 personash janë parë të futen mes turmës së protestuesve që largoheshin dhe kanë "rrëmbyer" disa nga protestuesit që qëlluan me gurë.

[caption id="attachment_895230" align="alignnone" width="1280"]Flakë në shkallët e kryeministrisë pasi protestuesit qëlluan me molotov Flakë në shkallët e kryeministrisë pasi protestuesit qëlluan me molotov[/caption]

[caption id="attachment_895234" align="alignnone" width="1280"]Momentet e tensionit gjatë protestës përballë kryeministrisë Momentet e tensionit gjatë protestës përballë kryeministrisë[/caption]

[caption id="attachment_895235" align="alignnone" width="1280"]Protestues duke qëlluar me gur drejt kryeministrisë Protestues duke qëlluar me gur drejt kryeministrisë[/caption]

[caption id="attachment_895236" align="alignnone" width="1280"]Protestues duke qëndruar përballë forcave të ndërhyrjes së shpejtë përballë kryeministrisë Protestues duke qëndruar përballë forcave të ndërhyrjes së shpejtë përballë kryeministrisë[/caption]

[caption id="attachment_895237" align="alignnone" width="1280"]Momentet pas afrimit të disa protestuesve tek kordoni i policisë Momentet pas afrimit të disa protestuesve tek kordoni i policisë[/caption]

Protestues në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me pankartën drejtuar kryeministrit Rama, "Vrasës i pluralizmit"

Protestues në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me pankartën drejtuar kryeministrit Rama, "Vrasës i pluralizmit"

[caption id="attachment_895211" align="alignnone" width="768"]Protestues në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me pankartën "Shqipërisë i dalim zot" Protestues në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me pankartën "Shqipërisë i dalim zot"[/caption]

[caption id="attachment_895214" align="alignnone" width="1280"]Protestues me dritat e telefonave ndezur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" Protestues me dritat e telefonave ndezur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit"[/caption]

[caption id="attachment_895215" align="alignnone" width="1280"]Gazmend Bardhi, Flamur Noka dhe aleatët e PD në krye të protestës së opozitës Gazmend Bardhi, Flamur Noka dhe aleatët e PD në krye të protestës së opozitës[/caption]

[caption id="attachment_895216" align="alignnone" width="1280"]Protestues i PD me kapelen me mbishkrimin "Trump" Protestues i PD me kapelen me mbishkrimin "Trump"[/caption]

[caption id="attachment_895217" align="alignnone" width="1280"]Lideri i PD, Sali Berisha duke i folur opozitarëve nga ekranet e vendosura në podium Lideri i PD, Sali Berisha duke i folur opozitarëve nga ekranet e vendosura në podium[/caption]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI