Flash

Meta, mungesë në protestën e bashkimit të opozitës

Lapsi.al 20 February 2024
Meta, mungesë në protestën e bashkimit të opozitës

Me liderin e tyre, Sali Berishën të izoluar në shtëpi dhe pas 10 vitesh qeverisje nga Edi Rama, opozitarët kanë arsye të panumërta për të dalë në protestë. Por nuk e ka menduar kështu, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta që këtë 20 shkur mungon në tubim.

Mungesa e Metës është vënë re edhe më parë në protestat e përditshme poshtë shtëpisë së Sali Berishës ku nuk është shfaqur asnjë zyrtar i Partisë së Lirisë. Në protestën e sotme mungon e Monika Kryemadhi, por është shfaqur një prej anëtarëve të këshillit bashkiak të Tiranës, Indrit Brahimllari.

Çifti Meta së fundmi është në hetim nga SPAK për disa çështje, ndërsa pak javë më parë Kryemadhi kërkoi në gjykatë t'i ktheheshin celularët e sekuestruar. Logo dhe vula e Partisë së Lirisë i ka shërbyer Berishës për të marrë pjesë në dy proceset e fundit zgjedhore me koalicionin Shtëpia e Lirisë.

Të këshilluara

Gaz Bardhi: Protesta do të jetë paqësore

Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, Gazment Bardhi në një komunikim shkurt për gazetarët përcolli mesazhin se protesta do të jetë paqësore. Sipa...

17:21

Edi Rama në pallatin e Erdogan (FOTO)

Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare në Kompleksin Presidencial të Turqisë nga presidenti Rexhep Taip Erdogan. Delegacioni shqiptar u mikprit ...

16:57

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI