Flash

Jorida Tabakut i del "turpi", shfaqet në protestën e opozitës

Lapsi.al 20 February 2024
Jorida Tabakut i del "turpi", shfaqet në protestën e

Në protestën e sotme, të thirrur nga Rithemelimi është e pranishme edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku.

Reporterët e kanë filmuar Tabakun teksa qëndron në Bulevardin “Deshmorët e Kombit” ku janë vendosur protestuesit pasditen e 20 shkurtit.

Deri më tani, Tabaku ka qenë kryesisht e tërhequr nga aksionet e ndërmarra nga deputetet e grupimit të Sali Berishës. Deputetja është shprehur se iniciativat e opozitës i mbështet por se është kundër metodës së zgjedhur për të bojkotuar seancat plenare apo edhe për t’i pamundësuar ato.

Megjithatë, ditën e sotme ajo ndodhet në protestë, ashtu siç është i pranishëm edhe grupimi i Gazment Bardhit, dhe anëtare të Partisë së Lirisë.

Në këtë protestë mungon aleati i Sali Berishës, Ilir Meta, dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.

Të këshilluara

Gaz Bardhi: Protesta do të jetë paqësore

Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, Gazment Bardhi në një komunikim shkurt për gazetarët përcolli mesazhin se protesta do të jetë paqësore. Sipa...

17:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI