Flash

Berisha flet në protestë: Kishin llogaritur një vend pa opozitë, por ne u bashkuam!

Lapsi.al 20 February 2024
Berisha flet në protestë: Kishin llogaritur një vend pa

Sali Berisha është shfaqur në protestën e opozitës nëpërmjet një video mesazhi, ku adresoi mijëra mbështetës të PD-së dhe qytetarë që protestojnë kundër qeverisë.

Berisha tha se Shqipëria sot gjendet në një lloj diktature të re, të bazuar në lidhjet e qeverisë me krimin. Ai denoncoi kapjen e të gjithë pushteteve nga Edi Rama, duke e quajtur qeverisjen e tij "një sundim dhjetë vjeçar". Berisha gjithashtu foli për shpopullimin e vendit dhe largimin masiv të shqiptarëve.

Ai tha se ka patur përpjekje të vazhdueshme për asgjësimin e opozitës në vend, por kjo nuk ka ndodhur dhe opozita është bashkuar.

"Fjala që po mbaj para jush ishte llogaritur të mos mbahej. Ky uragan që ka pushtuar Tiranën ishte llogaritur të mos ndodhte. Bashkimi ynë në diversitet ishte llogaritur të mos ndodhte. Shqipëria ishte llogaritur që sot, në vitin 2024 të ishte një vend pa opozitë. Jo një kështjellë e socializmit si dikur, por një narko-shtet pa opozitë", tha ai.

"Ky 20 shkurt eklipson për nga rëndësia atë të vitit 1991 sepse sot nuk kemi përpara simbolet e një diktature të bazuar në doktrinën marksiste-leniniste, por përballemi me një lloj të re diktature, e cila bazohet në aleancën e pushtetit me krimin, në shndërrimin e votës në krim dhe krimit në votë, vjedhjen e lemerishme të qytetarëve nga pushtetarët dhe trafikun e qindra tonelatave drogë dhe narkoeuro", tha Berisha.

 

Të këshilluara

Gaz Bardhi: Protesta do të jetë paqësore

Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, Gazment Bardhi në një komunikim shkurt për gazetarët përcolli mesazhin se protesta do të jetë paqësore. Sipa...

17:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI