Flash

Bardhi pas protestës: Gjykata të na japë shpejt simbolet e PD-së

Lapsi.al 20 February 2024
Bardhi pas protestës: Gjykata të na japë shpejt simbolet e

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka folur pas protestës së opozitës së zhvilluar pasditen e kësaj të marte në Tiranë. Ai i bëri thirrje Gjykatës së Lartë që të mos zvarrisë më çështjen e vulës së PD-së. Bardhi theksoi se pas ditës së sotme është e qartë se kush përfaqëson Partinë Demokratike.

“Edhe unë dua t'i shpreh mirënjohjen e madhe qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë. Është përgjegjësi e çdo deputeti dhe çdo demokrati. Ne jemi opozitarë dhe nuk do heqim dorë nga opozita.

Ne do ta bëjmë PD-në një alternativë qeverisëse. Nuk jemi kurrë të gatshëm që përgjegjësitë kushtetuese, t’ja çojmë Edi Ramës. Ata që ishin në shesh na kanë sjellë ne këtu dhe ne u përgjigjemi vetëm tyre.

Nuk ka më dyshim kush i gëzon simbolet e Partisë Demokratike. I bëj thirrje Gjykatës së Lartë të zbardhet vendimi dhe Gjykatës së Apelit të japë sa më shpejtë vendimin.

Turi ynë me qytetarët do të vijojë edhe në mënyrë më intensive me ekip më të gjerë. Tashmë do kemi një agjendë edhe më të koordinuar”– tha Bardhi për mediat. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI