Flash

Tiranë/ Plagosi me armë fqinjin, vetëdorëzohet në polici 31-vjeçari

Lapsi.al 19 February 2024
Tiranë/ Plagosi me armë fqinjin, vetëdorëzohet në

Vetëdorëzohet në polici 31-vjeçari që plagosi me armë zjarri fqinjin e tij. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në rrugën “Haki Shehu”. Policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet A. K.(K)., banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për plagosjen dhe sasi municioni luftarak. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit në DVP Tiranë ndaluan shtetasin A. K.(K)., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në rrugën “Haki Shehu”, Tiranë, është konfliktuar për motive të dobëta, me fqinjin e tij, shtetasin Xh. K., dhe gjatë konfliktit e ka qëlluar atë me armë zjarri.

Si pasojë shtetasi Xh. K. është dëmtuar. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes, dhe sasi municioni luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjthshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro sot do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 96 lekë dhe do s...

08:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI