Flash

U arrestua në Bolivi me bosin brazilian të kokaìnës, “arrest me burg” Lorenc Hysenit

Lapsi.al 18 February 2024
U arrestua në Bolivi me bosin brazilian të kokaìnës,

Gjykata në Bolivi ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 6 muaj për shqiptarin Lorenc Hyseni, i arrestuar të enjten në kuadër të një operacioni në San Rafael de Velasco të Bolivisë për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të kokainës. Gjatë operacionit pati shkëmbim zjarri mes të dyshuarve dhe forcave speciale, të cilat kishin shkuar në këtë zonë pas vrasjes së dy personave.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura në Santa Cruz në qendrën e Forcave Speciale për Luftën ndaj Krimit (Felç) për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqisnin të dyshuarit. Prokurori Victor Hugo Cervantes ngriti akuzat e “vrasje e mbetur në tentativë”, “organizatë kriminale”, “mbajtje pa leje e armëve luftarake” ndaj Lorenc Hyseni, Ëálter Rivero Lola, Leonardo Barsad da Rocha, Álvaro Roca Casupa, Joao Batista da Silva Carneiro dhe Jacop Dick Peter, shtetas shqiptarë, bolivianë dhe brazilianë.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë zgjati mbi 5 orë dhe në fund të saj, të dyshuarit u dërguan në burg.

Ndërkohë baroni brazilian i drogës, i kapur bashkë më ta, Lourival Máximo da Fonseca, i akuzuar si trafikant ndërkombëtar droge prej viteve ‘90, u ekstradua mbrëmjen e së premtes në Brazil.

Të këshilluara

Flakadanë në derbi, arrestohen dy të rinj

Dy të rinj që dyshohet se hodhën flakadanë gjatë derbit Tirana-Partizani janë arrestuar nga policia. Në pranga ranë 21-vjeçari me iniciale F. K., 21 vjeç, ba...

09:57

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI