Flash

Krijimi i federatës, Bardhi nga Elbasani: Të ndërgjegjësojmë se përçarja nuk është rruga e duhur

Lapsi.al 17 February 2024
Krijimi i federatës, Bardhi nga Elbasani: Të

Pas bashkimit, deputeti Gazment Bardhi dhe Flamur Noka kanë vijuar me takimet në bazë. Pas Shkodrës dhe Tiranës, ata zhvilluan një takim me strukturat e partisë në Elbasan. Bardhi komentoi bashkimin në federatë, duke thënë se opozita është e bashkuar në një front.

“Ka një pjesë të vogël prej nesh që mendojnë akoma se rruga e bashkimit nuk është rrugë e duhur! Nuk do të duhet t'i flasim as me mllef e as me inat, miqve e shokëve që kemi bërë beteja me ta. Kemi një detyrë! T'i ndërgjegjësojmë se përçarja nuk është rruga e duhur. Jo vetëm për PD, sepse ne nuk jemi këtu vetëm për PD, por nuk është rruga e duhur për Shqipërinë. Sepse ne këtu jemi për Shqipërinë! Ne jemi këtu se duam të jetojmë në Shqipëri! Prandaj duhet t'i ndërgjegjësojmë të jenë krah nesh, përballë Edi Ramës. T'i ndërgjegjësojmë të jemi krah njëri tjetrit sepse vetëm ashtu jemi më të fortë. Vetëm ashtu hedhim themelet e nevojshme për të ndërtuar projektin fitues për PD dhe fitorja e PD është objektivi që bën këto burra e gra bashkë në këtë sallë dhe mijëra të tjerë jashtë kësaj salle.

PD duhet të fitojë në 2025 se duhet të fitojë Shqipëria. Duhet t’i fitojmë mendjen dhe zemrën e elbasanasve që e duan vendin. Prandaj të gjithë t'i prini protestës së 20 Shkurtit në orën 17:30. Strukturat e PD do ftojnë në protestë jo vetëm demokratët por çdo qytetar. Do na keni në krah sepse jemi forca që do çojmë Shqipërinë në Europë”, tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI