Flash

Arrestohen pesë persona për vepra të ndryshme penale në Tiranë

Lapsi.al 17 February 2024
Arrestohen pesë persona për vepra të ndryshme penale në

Arrestohen 5 persona për vepra të ndryshme penale në Tiranë. Mësohet se këta persona kanë kryer vepra penale si shkelja e arrestit shtëpiak, dhuna ndaj shoferit të autobusit, marrëdhënia seksuale me një të mitur, dhunë në familje, përndjekje si dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur. Për veprime të mëtejshme procedurale do të merret prokuroria e Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

- F. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi";

- R. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në Babrru, në autobusin e linjës Insitut-Paskuqan-Tiranë, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shoferin e autobusit si dhe është konfliktuar me dy shtetas të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

- K. R., 18 vjeç, banues në Tufinë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, pa dëshirën e saj, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

- A. Ll., 37 vjeç, banues në Rubik, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëjetuesen e tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, arrestuan shtetasin D. H., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, në fshatin Ndroq, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”, gjatë parakalimit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, është përplasur me një kamion, dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Nga përplasja është dëmtuar lehtë pasagjeri, shtetasi E. K., që udhëtonte me shtetasin D. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Flakadanë në derbi, arrestohen dy të rinj

Dy të rinj që dyshohet se hodhën flakadanë gjatë derbit Tirana-Partizani janë arrestuar nga policia. Në pranga ranë 21-vjeçari me iniciale F. K., 21 vjeç, ba...

09:57

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI