Flash

Plagosi aksidentalisht me armë kolegun, pezullohet nga detyra polici në Tiranë

Lapsi.al 16 February 2024
Plagosi aksidentalisht me armë kolegun, pezullohet nga detyra polici

Një efektiv policie është plagosur aksidentalisht dje në mesditë nga një koleg i tij gjatë përgatitjes për stërvitje. Megjithëse fillimisht u raportua si vetëplagosje, policia sqaroi sot se inspektori K.Ç, dyshohet nga pakujdesia i ka shkrepur arma e shërbimit dhe për pasojë ka plagosur në këmbë inspektorin Xh.L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 15.02.2024, rreth orës 12:40, në ambientet e Njësisë së Sigurisë Publike Tiranë, punonjësi i Policisë Inspektor K. Ç., gjatë përgatitjes për stërvitje, dyshohet se nga pakujdesia i ka shkrepur arma e shërbimit dhe për pasojë është plagosur në këmbë, punonjësi i Policisë Inspektor Xh. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa punonjësi i Policisë K. Ç. është pezulluar nga detyra.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe veprimet procedurale për këtë rast po kryhen nga AMP.

Drejtoria e Standardeve Profesionale ka filluar një hetim të thelluar administrativ për mosrespektimin e procedurave standarde për mbajtjen dhe administrimin e armëve të brezit, nga punonjësit e Policisë.

Në përfundim të këtyre veprimeve, Prokuroria, Policia Gjyqësore dhe AMP kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë, për punonjësin e Policisë K. Ç., për plagosje nga pakujdesia." , njofton policia.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro sot do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 96.1 lekë dhe do...

08:31

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI