Flash

Macron letër Vjosa Osmanit: Javët e ardhshme vendimtare për zbatimin e marrëveshjes Bruksel-Ohër

Lapsi.al 16 February 2024
Macron letër Vjosa Osmanit: Javët e ardhshme vendimtare për

Presidenti i Francës, Emanuel Macron në një letër drejtuar presidentes Vjosa Osmani ka thënë se javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zbatimin e tē gjitha dispozitave tē marrëveshjes Bruksel-Ohër, duke perfshire edhe themelimin e Asociacionit te komunave me shumice serbe.

Macron ka thënë se shpreson që Kosova do të marrë vendimet të guximshme dhe të nevojshme.

“Javët e ardhshme do te jene vendimtare për zbatimin e tē gjitha dispozitave tē marrëveshjes Bruksel-Ohër, duke përfshire edhe themelimin e Asociacionit te komunave me shumice serbe, e cila ne veçanti përfshin organizimin e zgjedhjeve te reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve. Unë shpresoi qè Kosova te marre vendimet e guximshme që janë te nevojshme dhe qe do t’i mundësoje te përparoje ne trajektoren e saj evropiane”, tha presidenti francez.

Macroni ka lavdëruar “përparimin mbresëlënës të bërë që nga pavarësia, 16 vjet më parë”.

Ai ka shtuar se vendi i Kosovës do të jetë brenda Bashkimit Evropian dhe ka inkurajuar që të vazhdohen reformat për forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Duke vlerësuar se sfidat më 2024 janë të shumta për shkak të luftës në Ukrainë dhe Lindje të Mesme, Macroni ka deklaruar se “në këtë kontekst shumë të pasigurt ndërkombëtar, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përbën një sfidë parësore”./Express

Të këshilluara

Merr flakë makina në Vlorë

Një automjet është përfshirë nga flakët në Vlorës ndërsa ishte në udhëtim e sipër. Siç shihet edhe nga pamjet, bëhet fjalë për një automjet tip fuoristradë, ...

19:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI