Flash

Kurti në Mynih, nuk duket edhe aq anti-amerikan (fotot)

Lapsi.al 16 February 2024
Kurti në Mynih, nuk duket edhe aq anti-amerikan (fotot)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është në Mynih ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë që ka bërë bashkë liderët nga e gjithë bota. Ky udhëtim vjen në një moment për Kurtin kur Banka e Kosovës sapo ka marrë vendim për bllokimin e dinarit. Ky akt është kundërshtuar fort nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kërkojnë koordinim me kryeministrin. Për pasojë ndaj tij janë rikthyer akuzat që i bëhen vazhdimisht se po rrezikon të prishë marrëdhëniet me Amerikën apo se po ndërmerr një politikë anti-amerikane. Në fakt, nga fotot më poshtë Kurti nuk ngjan edhe aq anti-amerikan në takimin me drejtuesen e senatit, demokraten Nensi Pelosi dhe republikanët Majk Tërner, Adam Smith etj. "Folëm për rolin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka luajtur më parë, para dhe pas shpalljes së pavarësisë, 16-vjetorin e së cilës e festojmë nesër", shkruan Kurti.  

Të këshilluara

Merr flakë makina në Vlorë

Një automjet është përfshirë nga flakët në Vlorës ndërsa ishte në udhëtim e sipër. Siç shihet edhe nga pamjet, bëhet fjalë për një automjet tip fuoristradë, ...

19:37

Aksident në Fushë Krujë, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fushë Krujë-Krujë, ku një makinë është përplasur me një furgon fasonerie, e si pasojë dy persona kanë ...

17:58

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI